Δευτέρα 30 Νοεμβρίου 2009

Skandali seksual,Ylli Pango bën libër: Të fshehtat e vajzës që më hyri në shtëpi



Pas nëntë muajsh nga "skandali seksual" i shumëpërfolur në media, ish-ministri i Kulturës Ylli Pango, vendos të rrëfehet. Jo në media! Ashtu sikurse u fol e stërfol për ditë me radhë, pas emisionit të "Fiks Fare" dhënë në Top Channel marsin e këtij viti. Pango ka dy ditë që ka hedhur në treg një libër. E titullon thjesht "Skandal"!


Dhe është një ese e gjatë për moralin shqiptar.

"Në një kohë kur gjithë gjakrat e nxehur të moralit të prekur u ftohën, e kam radhën të shprehem unë gjakprishuri", shkruan diku mes rreshtash Pango, drejtuar shqiptarëve.



https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgIUQvuj2lATMx4Pbjl-5sAyQObYtODRgOaxMN3jKiPnTQdDfWLM3DMIx3yiQ8ee5UmjDbyUZud4bTnHF3dZxmrvwGVNl9Hk3uZtt1Ek0IZehH-FxkzWFM80cgPq4MPPSQs2mIXqo8sSlU/s1600/ylli-pango-001-500.jpg

Si një lloj reflektimi, vetrrëfimi e në fjali të thjeshta dhe plot ironi, Pango tregon gjithë detajet e ngjarjes së kamerës së fshehtë, në mënyrë kronologjike. Është një rrëfim i thjesht, që nis më herët se me kohën e "ditëve të tmerrit" siç e quan dhe vetë Pango.

alkida-2.jpg ALKIDA PANGO image by rrreli



Thashethemet e para që i shkonin në vesh për publikimin e një "skandali të madh" të tij, e bënin të ishte kurioz. Ama si kish ndodhur t'i mendonte gjatë edhe paralajmërimet e kolegëve të tij deputetë, të cilët shumë muaj para skandalit i thoshin: "S'e ke shumë të gjatë", "Do të të heqin", "Kanë paguar shumë për ty..."!


http://photos-f.ll.facebook.com/hphotos-ll-snc1/hs035.snc1/2599_71878500254_608045254_2709909_5535970_n.jpg

Është një libër në të cilin ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango ka sjellë versionin e tij të ngjarjes. Telefonatat e njëpasnjëshme nga vajza të rekomanduara ose jo që i kërkonin punë, femra krejtësisht të zhveshura që i shkonin gjatë takimeve në ministri, e së fundmi vajza tjetër, siç e thekson dhe vetë, një ish e njohura e dikurshme që e viziton mbrëmjen vonë në shtëpinë e tij.



Janë këto personazhet, e brenda rrëfimit të tij bëjnë pjesë edhe të gjithë ata që me dashje ose jo u bënë pjesë e "Skandalit", analistë e politikanë, gazetarë, njerëz të thjeshtë që komentuan pro dhe kundër. Pango ka zgjedhur t'i përfshijë në rrëfimin e tij.


Veç tyre, nuk harron pa përmendur, traumatizmin e familjes së tij, nënën që i shkoi shumë pranë vdekjes, djalin e shokuar nga gjithë ç'ndodhi, nipin që në shkollë s'e lejonin të vishte bluzën me mbiemrin "Pango", për mësuesen ishte mbiemër i turpshëm, apo edhe hamendjen e tij për vetëvrasje. Bashkëngjitur esesë së librit, janë botuar dhe një varg i gjatë mesazhesh, nga femra e meshkuj, dashamirës e miq, apo njerëz të thjeshtë që e mbështesin dhe i japin zemër.



E veç tyre, në vend të epilogut, miku i tij Xhelal Qello i shkruan një letër nga Parisi. Është ky libri i titulluar thjeshtë, "Skandal" me 152 faqe, që shtëpia botuese "Ideart" ka dy ditë që e ka hedhur në treg.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου