Σάββατο 5 Δεκεμβρίου 2009

Policia shoqëron 10 punonjës të Bashkisë së Tiranës



TIRANË – Policia e Tiranës shoqëron në komisariat 10 punonjës të Bashkisë së kryeqytetit, të cilët ishin në një protestë që autoritetet vendore po bëjnë kundër vendimit të qeverisë për ndarjen e buxhetit për bashkitë dhe komunat. Burimet bëjnë të ditur se ata janë shoqëruar në mjediset e komisariatit Nr. 6 në Kombinat.

Të ndaluarit janë punonjës të ndërmarrjes së gjelbërim- pastrimit.
Për momentin policia nuk bën të ditur shkaqet e shoqërimit , ndërsa konfirmon se gjithçka do të sqarohet përmes një komunikimi për mediat. Ndërkohë, deputetë të Partisë Socialiste shkuan mbrëmë drejt komisariatit Nr. 6. Burime pranë Bashkisë së Tiranës, pohojnë se ky shoqërim ndodh pak orë para skadimit të afatit që vendorët i kanë dhënë qeverisë.

Drejtuesit e PS-së në qeverisjen lokale i kërkojnë qeverisë anulim të vendimit për biznesin e vogël dhe amendamenteve për taksat vendore që shkelin autonominë e pushtetit lokal. Kjo është kërkesa kryesore e apelit publik dhe afatit që vendorët i kanë dhënë qeverisë. Ky afat skadon pikërisht ditën e sotme, në të kundërt autoritetet e pushtetit vendor kanë paralajmëruar protesta.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου